Ballina Aktualitet

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda

TIRANË, 5 prill /ATSH/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Albana Boksi.

Trupa gjyqësore që kreu hetimin administrativ përbëhej nga komisionerët Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.

Albana Boksi e ka filluar karrierën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

Në datën 1 mars 2006, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKBN inspekton HEC-in Tërvol në Gramsh
Artikulli tjetërDrejtuesi i Prokurorisë së Sarandës në “sitën” e Vetingut