TIRANE, 5 prill/ATSH/- Në kuadër të skanimit për të gjitha kontratat e koncesionarëve të HEC-eve, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, ka inspektuar HEC-in Tërvol në bashkinë Gramsh me fuqi të instaluar 12 MW dhe në prodhim prej vitit 2010.
Grupi i ngritur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka zhvilluar monitorime dhe verifikime në terren për konstatimin e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale dhe ligjore që rrjedhin nga kontratat e nënshkruara nga Autoriteti Kontraktor.
AKBN sqaron se është një punë paralele në terren dhe në zyrë për të bërë një pasqyrë sa më të gjerë të situatës tekniko-ligjore. /a.g/



























