TIRANË, 5 prill /ATSH/ – Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Edison Ademi doli sot përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar.
Trupa e komisionerëve që ka ndërmarrë hetimin administrativ ndaj Ademit, përbëhet nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.
Ademi e ka filluar karrierën në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Vlorës.
Ai është emëruar prokuror me datë 5 korrik 2004 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Në vitin 2015 ai është promovuar si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Analiza e pasurisë është një ndër tri shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
/gj.mima/ /a.g/























