Ballina Lajme nga Vendi

Studentët ekselentë të Juridikut, nisin punë në Ministrinë e Drejtësisë

TIRANË, 4 prill /ATSH/ – Studentë ekselentë nga Fakulteti i Drejtësisë kanë nisur punë në Ministrinë e Drejtësisë.

Kryeministri Edi Rama duke përshëndetur punësimin e tyre theksoi se kjo ka ardhur falë 9-ave dhe 10-ave që ata kanë arritur në studime.

“Më të mirët e Fakultetit të Drejtësisë, kanë nisur punë në ministri falë 9-ave dhe 10-ave të tyre”, theksoi Kryeministri Rama.

Studentët e ekselencës kontribuojnë në Ministrinë e Drejtësisë, për Kodifikimin, Rregullimin e Profesioneve të Lira dhe Politikat Antikorrupsion.

Këta studentët që janë punësuar në kuadër të “Paktit Për Universitetin” në Ministrinë e Drejtësisë zhvilluan një ditë më parë edhe një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ku diskutuan për rregullimin e profesioneve të lira dhe politikave antikorrupsion, si pjesë e punës dhe prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë.

Punësimi i studentëve ekselentë në administratën shtetërore përbën një premtim të mbajtur të qeverisë në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU shkarkua nga KPK, ish-prokurorja Gashi kërkon rikthimin në detyrë
Artikulli tjetërTiranë/ Investime në kabinat elektrike, ndërprerje e pjesshme e energjisë në disa zona