TIRANË, 1 prill /ATSH/ Mark Gjonaj nderohet nga komuniteti hebre në New York.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
Ministri Majko thekson se, shqiptari anëtar i këshillit bashkiak të New York-ut u vlerësua për ndihmën që i ka dhënë komunitetit, e sidomos për promovimin e marrëdhënieve mes hebrenjve dhe shqiptarëve, duke përcjellë historitë e familjeve shqiptare që kanë ndihmuar hebrenjtë.
/gj.mima/j.p/























