MYNIH, 1 prill /ATSH-DPA/ – Klubi gjerman i “Bajern Mynihut” do të luaj një miqësore me kombëtaren e Kinës në Pekin, njoftoi sot kampioni i Bundesligës.
“Ndeshja e 29 majit në Satdiumin Kombëtar të Pekinit u mundësua nga një sponsor i Bajenrit, kompania e sigurimeve Allianz”, njoftoi klubi në një deklaratë.
“Bajerni”, që ka një zyrë në Shangai dhe disa shkolla futbolli në Kinë, do të zhvillojë udhëtimin e katërt në këtë vend ose para finales së Bundesligës më 18 maj ose menjëherë pas Kupës së Gjermanisë më 25 maj, nëse kualifikohen.
“Klubi jonë ka qenë aktiv në Kinë për shumë vite dhe mbështet zhvillimin e futbollit atje nëpërmjet iniciativave të shumta”, njoftoi presidenti i “Mynihut”, Karl Heinz Rummenigge. /G.S/












