TIRANË, 31 mars/ATSH/- Platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarët dhe vë në lëvizje qeverinë në kohë reale në mbështetje të tyre.
Çdo javë në tryezën e qeverisë raportohet për të gjitha ankesat që vijnë dhe zgjidhjet që jepen për qytetarët.
Deri tani në platformën e bashkëqeverisjes në nivel qendror numri total i ankesave të përfunduara ka arritur 22 818 nga 32 396 të numrit total të ankesave të regjistruara.
Ndërsa rastet në nivel vendor të numrit total të ankesave të përfunduara kanë arritur në 2672 nga 5839 të numrit total të ankesave të regjistruara.
Në rubrikën “Jam student, pyetja ime është” janë regjistruar 1308 përgjigje të kthyera.
Gjatë kësaj jave 19 raste të spikatura suksesi; 4 raste ministria e Drejtësisë, 5 rast ministria e Financës dhe Ekonomisë, 4 raste Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 3 raste Ministria e Brendshme, 1 rast Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe 2 raste bashkia Tiranë.
Ndërsa numri total i log in në faqen e platformës është 91 969 dhe numri total i regjistrimeve të reja 15932./k.s/






















