Ballina Bota

SLLOVAKI – Caputova zgjidhet presidente e vendit

Zuzana Caputova është tashmë presidente e Sllovakisë, sipas rezultateve përfundimtare të balotazhit të djeshëm.

Caputova mori 58,4% të votave kundër Maros Sefcoviçit, aktualisht eurokomisioner për Energjinë, i cili mori 41,6% të tyre.

Dyzetë e pesë vjeçarja do të marrë postin e presidentes, një rol më tepër ceremonial, më 15 qershor.

Caputova është kritikuar shpesh nga kisha dhe grupet e tjera konservatore për qëndrimin e saj për abortin dhe homoseksualët, por fitorja tregoi se Sllovakia nuk është një vend konservator aq sa njerëzit mendojnë se është.

Caputova falënderoi votuesit në sllovakisht, çekisht, hungarisht, madje edhe në gjuhën rome./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga 1 prilli, pensionet rriten me 2.8%
Artikulli tjetërPlatforma e bashkëqeverisjes, 22 818 ankesa të zgjidhura