Ballina Flash

Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve, pasqyrë e dallimit mes kujdesit për fëmijët dje dhe sot

TIRANË, 29 mars/ATSH/- Fëmijët e kryeqytetit prej dy vitesh kanë tashmë një qendër të re Kombëtare Kulturore.

Një investim i qeverisë shqiptare kjo qendër e ndodhur në zonën pranë Kinostudios, ofron prej dy vitesh një mundësi argëtimi dhe pasurimi shpirtëror për fëmijët e kryeqytetit.

Nga qendra e vjetër, ku vogëlushët hidhnin hapat e para drejt artit në kushte të vështira, nuk ka mbetur asnjë gjurmë.

Vendin e mykut, lagështisë dhe ajrit të ftohtë, e ka zënë një ambient i ngrohtë e bashkëkohor, me salla të dedikuara për çdo kurs, me dhoma zhveshjeje e madje edhe sinjalistikë të detajuar.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamjet e transformuara të kësaj qendre.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pasqyrë të dallimit mes kujdesit për fëmijët dje dhe sot, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama.

Këtë qendër e frekuentojnë fëmijët që kanë dëshirë të hyjnë në labirinthin magjik të tingujve, të ngjyrave dhe të fjalës. Fëmijët e moshave të ndryshme ushtrojnë në këtë qendër pasionet e tyre në piano, kitarë, balet apo pikturë, por edhe argëtohen në ambientet moderne të qendrës.

Dijenitë e marra, fëmijët i shfaqin në organizime të ndryshme të kësaj qendre. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria 10 vjet në NATO, mblidhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vende
Artikulli tjetërBulevardi i Ri, terminali i autobusëve dhe 17 shkolla, projektet e reja transformuese për Tiranën