Ballina Bota

TURQI – Përurohet Muzeu i Trojës

STAMBOLL, 26 mars /ATSH-AA/ – Sot në provincën e Çanakalasë në Turqi do të bëhet hapja zyrtare e Muzeut të Trojës.

Muzeu i Trojës do të hapet në qytetin antik të Trojës së lashtë prej pesë mijë vitesh, ndërsa projekti ka kushtuar rreth 75 milionë lira (mbi 12 milionë euro).

Projekti, i zgjedhur pas një konkursi të Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit, filloi në vitin 2014 dhe ka përfunduar në tetor të vitit të kaluar.

Në qytetin antik të Trojës, që vizitohet nga mbi 500 mijë vizitorë çdo vit, tashmë ka përfunduar transferimi i materialeve nga muzeu arkeologjik.

Ekspertët kanë klasifikuar dhe vendosur në vendet e reja artifaktet e transferuara nga muzeu që gjendet në qendër të provincës.

Muzeu i ri ka një sipërfaqe të mbyllur prej 12 750 metrash katrore, përfshirë edhe sallat e ekspozitave me sipërfaqe prej 3 000 metrash katrore./ /e.muskaj/ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkurt, të ardhurat në buxhet 1.2 miliardë lekë më shumë se 1 vit më parë
Artikulli tjetërKanosja ndaj bluzave të bardha, vepër penale specifike