Ballina Bota

PARIS – Macron mbështet një partneritet të fuqishëm euro-kinez

PARIS, 25 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron mbështeti sot në Paris përballë homologut të tij kinez, Xi Jinping një partneritet të fuqishëm euro-kinez, ndërkohë që Europa po përpiqet të gjejë një koherencë brenda saj përballë ambicieve diplomatike dhe ekonomike të Pekinit.

“Ky partneritet duhet kryesisht të ngrihet mbi një multilateralizëm të fuqishëm dhe një bashkëpunim ekonomik të ndershëm dhe të ekuilibruar”, theksoi presidenti francez para medias.

Nga ana tjetër presidenti francez, deklaroi se i ka shprehur homologut të tij kinez, Xi Jinping shqetësimet e Francës dhe Europës mbi respektimin e të drejtave të njeriut në Kinë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet e huaja prej 1 miliard eurosh, Ahmetaj: Rritja e besimit tek ekonomia është fakt
Artikulli tjetërRekord i investimeve të huaja direkte, mbi 1 miliard euro në 2018