Ballina Ekonomi

Maliq/ Vijojnë punimet për rikonstruksionin e urës

TIRANË, 22 mars/ATSH-Maela Marini/ Ura në dalje të fshatit Maliq, që lidh Gramshin me njësitë administrative Gore dhe Moglicë të bashkisë Maliq po rikonstruktohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu u shpreh se “janë dëmtuar këmbët e kësaj ure dhe ARRSH nëpërmjet kompanisë së mirëmbajtjes 2T është në procesin e rehabilitimit”.

Ai u shpreh se deri tani është betonuar këmba e sipërme, ku u hodhën rreth 40 m3 beton, ndërsa aktualisht po punohet në pjesën e poshtme, ku po ndërtohen mure mbajtës.

Topçiu tha për ATSH-në se “dëmtimi i urës, por jo vetëm, ka ardhur nga mjetet e tonazhit të rëndë që lëvizin për në HEC-in e Moglicës”.

“Këto mjete kanë shkatërruar edhe segmentin e rrugës që lidh Maliqin me Gramshin”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSEUL – Pheniani tërheq personelin nga zyra ndërkoreane, pas dështimit të samitit Kim-Trump
Artikulli tjetërKosovë/ Haradinaj përkrah mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit