Ballina Kosova

Kosovë/ Haradinaj përkrah mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit

TIRANË, 22 mars/ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbështet mbylljen dhe pezullimin e kazinove dhe lojërave të fatit në vend.

Haradinaj ka përshëndetur propozim-rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit lidhur me këtë çështje, ndërsa ka bërë të ditur se ka kërkuar fillimin e procedurave të nevojshme brenda Ekzekutivit.

“Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë”, shprehet Haradinaj.

/KosovaPress/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMaliq/ Vijojnë punimet për rikonstruksionin e urës
Artikulli tjetërBasha: 22 marsi, dita e lirisë së shqiptarëve në rrugëtimin drejt Europës