Ballina Kosova

Kosovë/ Sigurohet mbështetja e Bankës Botërore në projektet e ujitjes

TIRANË, 21 mars/ATSH/ – Banka Botërore do të vazhdojë të mbështesë bujqësinë në Kosovë në avancimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore.

Kjo u theksua në takimin që ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq pati sot me zyrtarët e Bankës Botërore.

Me këtë rast, ministrja Zhiviq theksoi rëndësinë e projekteve të BB-së në realizimin e projekteve të përbashkëta në zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë, ku sipas saj projekte të tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë.

Ndërsa, David Michaud, rikonfirmoi mbështetjen e Bankës Botërore për bujqësinë, duke theksuar se ky sektor kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Palët u pajtuan që të kenë koordinim të vazhdueshëm për realizimin e projekteve të reja mes MBPZHR-së dhe BB-së për zhvillimin dhe fuqizimin e bujqësinë në Kosovë.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi i këmbimit, leku forcohet lehtë kundrejt euros dhe dollarit
Artikulli tjetërBRAZIL – Temer dyshohet të jetë kryetari i një organziate kriminale