BRAZIL – Temer dyshohet të jetë kryetari i një organziate kriminale

BRAZILIA, 21 mars /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti brazilian, Michel Temer dyshohet se është kryetari i një organizate kriminale që negocionte shumat e korrupsionit për kontrata ndërtimi në centralin bërthamor “Angra 3”, njoftoi sot prokuroria.

“Michel Temer u ndalua sot në mëngjes në kuadër të një operacioni antikorrupsion të quajtur ‘radioaktivitet’ që heton mbi vjedhje të fondeve dhe pagesa të jashtëligjshme për një organizatë kriminale të drejtuar nga ai”, theskoi Prokuroria në një komunikatë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.