BRUKSEL, 21 mars /ATSH-ANSA/ – Limiti për shtyrjen e shkurtër të Brexit duhet të jetë 11 prilli, data brenda të cilës Britania e Madhe duhet të njoftojë pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet për Parlamentin Europian (PE), tha Antonio Tajani në një konferencë për shtyp.
Këto deklarata i bëri Presidenti i PE-së, Antonio Tajani, si përfaqësues i Parlamentit gjatë bashkëbisedimit me 28 liderët europiane në samitin që po zhvillohet në Bruksel. /G.S/























