Ballina Flash

Shkodër, mjedise të reja sportive për nxënësit e gjimnazit “Oso Kuka”

TIRANË, 20 mars/ATSH/- Projekti “Jeto me sportin” prej tre vitesh po jep rezultate konkrete në bashkinë e Shkodrës.

Aktualisht, ai po zbatohet në tri shkolla, të cilat falë investimit, bashkëfinancim i bashkisë Shkodër dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, brenda një kohe të shkurtër, do të kenë terrene të reja sportive në standarde optimale.

Gjimnazi “Oso Kuka” është një nga tre përfituesit e fondit të përgjithshëm prej 315 milionë lekë (me tvsh).

Ndërhyrja do të jetë e plotë në oborrin para dhe pas shkollës, ku do të ndërtohet një fushë minifutbolli, një basketbolli dhe një tjetër volejbolli.

Përveç terreneve sportive, do të ketë edhe hapësira të gjelbra dhe akomodimi për nxënës e mësues të shkollës.

Investimet në shkollën “Oso Kuka” kanë nisur që në vitin 2016. Vitin e kaluar, kjo shkollë u pajis me një kaldajë duke zgjidhur problemin e ngrohjes dhe sipas mësuesve dhe nxënësve, funksionimi i saj ka qenë optimal./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkëpunimi ndërkufitar Mal i Zi-Shqipëri, projekte zhvillimore për Shkodrën, Lezhën dhe Tropojën
Artikulli tjetërManastirliu nga Shkodra: Të zbatohet në mënyrë rigoroze regjimi i ri disiplinor në spitale