Ballina Bota

MEKSIKO – Meksika dhe SHBA-ja rrisin bashkëpunimin rajonal

MEKSIKO, 20 mars /ATSH-DPA/ – SHBA-ja dhe Meksika do të punojnë për një bashkëpunim të ri që do të rrisë investimet e SHBA-së në Meksikë dhe Amerikën Qendrore, deklaroi sot presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador

Lopez Obrador i bëri këto deklarata pasi zhvilloi një takim me këshilltarin dhe dhëndrin e presidnetit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner në Meksiko.

Kjo marrëveshje pritet të rrisë me 10 miliardë dollarë investimet publike dhe private amerikane për rajonin në përpjekje për të bllokuar migracionin ilegal. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: 400 trupa amerikane do të qëndrojnë në Siri
Artikulli tjetërFUTBOLL – Fillojnë kualifikimet për “EURO 2020”