Ballina Flash

FUTBOLL – Fillojnë kualifikimet për “EURO 2020”

NION, 20 mars /ATSH-AA/ – Nesër (e enjte) fillojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian në futboll i cili do të mbahet në vitin 2020.

Fituesi dhe vendi i dytë nga të 10-ta grupet kualifikuese sigurojnë një vend për turneun final të “EURO 2020”, ndërsa krahas 20 ekipeve nga grupet kualifikuese, edhe katër kombëtare tjera do të sigurojnë një vend në Evropian përmes Ligës së Kombeve, “playoff”-i i së cilës është caktuar për 20 mars të vitit 2020.

Shqipëria do të luaj në grupin H bashkë me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën, ndërkohë që Kosova në grupin A do të ketë për kundërshtar ekipet si Anglia, Republika Çeke, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Grupet për “EURO 2020”:

Grupi A: Anglia, Republika Çeke, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova

Grupi B: Portugalia, Ukraina, Serbia, Lituania, Luksemburgu

Grupi C: Holanda, Gjermania, Irlanda e Veriut, Estonia, Bjellorusia

Grupi D: Zvicra, Danimarka, Republika e Irlandës, Gjeorgjia, Gjibraltari

Grupi E: Kroacia, Uellsi, Sllovakia, Hungaria, Azerbajxhani

Grupi F: Spanja, Suedia, Norvegjia, Rumania, Ishujt Faroe, Malta

Grupi G: Polonia, Austria, Izraeli, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Letonia

Grupi H: Franca, Islanda, Turqia, Shqipëria, Moldavia, Andorra

Grupi I: Belgjika, Rusia, Skocia, Qiproja greke, Kazakistani, San Marino

Grupi J: Italia, Bosnjë e Hercegovina, Finlanda, Greqia, Armenia, Lihtenshtajni

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMEKSIKO – Meksika dhe SHBA-ja rrisin bashkëpunimin rajonal
Artikulli tjetërFUTBOLL – Ikardi bën paqe me “Interin”, rikthehet në stërvitje