Ballina Flash

“Krijo oksigjenin tënd”, 1 mijë fidanë në Karaburun dhe Vjosë-Nartë

TIRANË, 20 mars/ATSH/ – Mbi 1000 fidanë të rinj të llojit pishë u mbollën në Karaburun dhe Vjosë-Nartë nga stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë.

Fidanët u mbollën në kuadër të fushatës “Krijo oksigjenin tënd”, të iniciuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

“Aksione të tjera pyllëzimi do të zhvillohen në vijim me qëllim rehabilitimin e zonave të djegura më parë si dhe kundër erozionit për t’i shndërruar ato në hapësira të gjelbra”, shprehet ADZM, Vlorë.

Nisma “Krijo oksigjenin tënd” që po ndërmerret në gjithë vendin, synon shtimin e pemëve me qëllim pastrimin e ndotjes së ajrit.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKreu i Prokurorisë së rrethit Lushnjë, Çlirim Shahini në sitën e Vetingut
Artikulli tjetërKursi i Këmbimit – Valutat forcojnë pozitat në këmbim me lekun