Ballina Bota

PARIS – Reklama në stadiume përmirëson imazhin e markave të alkoolit

PARIS, 19 mars /ATSH-AFP/ – Ekspozimi i telespektatorëve ndaj markave të alkoolit të shfaqura në stadiume gjatë ndeshjeve sportive ndikon në mënyrë të pandërgjegjshme në një perceptim më të mirë të këtyre markave dhe alkoolit në përgjithësi, bën me dije një studim i kryer nga hulumtues francezë dhe australianë.

”Një argument për të cilin autoritetet publike i kushtojnë më shumë energji për të mundësuar funksionimin korrekt të reklamës për alkoolin sesa për atë për duhanin”, gjykon një nga autorët, Laurent Begue, pedagog i psikologjisë sociale në universitetin ‘’Grenoble Alpes’’.

Ka shumë të dhëna tashmë të publikuara për raportin mes kohës së ekspozimit (ndaj markave të alkoolit) dhe nivelit të konsumit.

Interesi i këtyre kërkimeve në laborator mundëson, përtej lidhjes, nëse ka një një ndikim shkak pasojë për perceptimin e markave dhe të alkoolit në përgjithësi.

”Qindra francezë që morën pjesë në studim u ndanë në tre grupe, të cilëve iu shfaq një pjesë e ndeshjes së rugby ku ishte e dukshme si marka e birrës ‘’Heineken’’, ose marka e Zelandës së Re ‘’Steinlager’’,  më pak e njohur në Francë, ose një sponsor që nuk ka asnjë lidhje me alkoolin (marka e vajit të motorave ‘’Castrol Edge’’)”, detajon studimi i cili do të publikohet në revistën ‘’Drug and Alcool Review’’ dhe i disponueshëm on line në portalin ‘’Research Gate’’./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19.3.2019
Artikulli tjetërNdahet nga jeta Shyqyri Alushi, Margariti: Pranvera e humbi bilbilin e fundit të ahengut shkodran