Ballina Aktualitet

Mjekët e Shkodrës në protestë, Spahia: Koha për solidaritet

TIRANË,12 Mars /ATSH/ – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka kërkuar sot vëmendje për mjekët.

Mjekët e Shkodrës kanë protestuar sot kundër dhunës që ushtrohet ndaj bluzave të bardha.

“Solidaritet me kolegët mjekë të Shkodrës. Kërkesat e kushtet i kanë të njëjta. Mjekët përballen me pasiguri në punë, kushte jo të përshtatshme, dhënie e marrje shërbimi, mungesa në ilaçe e materiale, dhe pagë modeste për profesionin që ushtrojnë. Shtoji këtyre edhe korrupsionin përmes PPP-ve e paaftësinë e të përzgjedhurve për të bërë politikat e duhura, figura e mjekut po bëhet më vulnerabël, pasi mbetet kontakti i vetëm direkt me pacientin. Vëmendje për mjekët”, është shprehur Bardh Spahia.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDiskutime për ndryshimin e ligjit për personat e zhdukur
Artikulli tjetërFOKUS – Juncker: Sllovakia t’i japë fund përplasjeve Lindje-Perëndim në Europë