Ballina Flash

Diskutime për ndryshimin e ligjit për personat e zhdukur

PRISHTINË, 12 mars /ATSH/ – Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim sot përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, nga të cilët u informua rreth procesit sa i përket Koncept-Dokumentit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Persona të Zhdukur.

Në takim u diskutua rreth çështjes së pensioneve të dyfishta. Ministri Reçica i njoftoi përfaqësuesit e Komisionit se në Koncept-Dokumentin për reformë pensionale të hartuar nga MPMS, i cili është miratuar në Qeveri, është paraparë edhe trajtimi i pensioneve të dyfishta.

“Ky Koncept-Dokument i përshtatet më së miri situatës socio-ekonomike të vendit dhe synon trajtimin meritor të të gjitha kategorive, andaj është e rëndësishme që ky koncept të merret parasysh nga komisioni i krijuar në Kuvend, i ngarkuar për të hartuar Kodin e Pensioneve, si dhe të konsultohet edhe nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë plotësim ndryshimit të Ligjit për persona të zhdukur”, tha ministri Reçica. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Elbasan, panairi i librit ”ScampaScript 2019” çel programin e Ditës së Verës
Artikulli tjetërMjekët e Shkodrës në protestë, Spahia: Koha për solidaritet