Ballina Flash

FOTO/ Elbasan, panairi i librit ”ScampaScript 2019” çel programin e Ditës së Verës

TIRANË, 12 mars /ATSH/ – Panairi i Librit në Elbasan ”SkampaScript 2019” organizohet për të tretin vit me radhë dhe shënon fillimin e aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës si një zgjedhje e menduar mirë ku qyteti i dijes dhe kulturës, feston përmes librit.

Duke e lidhur panairin me traditën kulturore të Elbasanit, shtëpitë botuese e shohin si një mundësi të mirë për promovimin e titujve të rinj.

Në fakt, vit pas viti është parë interes në rritje nga ana e shtëpive botuese. Nga 50 pjesëmarrës, një vit më parë, këtë vit në Panairin e Librit marrin pjesë mbi 65 shtëpi botuese. 

Mijëra vizitorë të cilët pritet të vizitojnë qytetin tonë me rastin e festës, simbol të Elbasanit, do të kenë mundësi të vitojnë edhe këtë panair, i cili vjen me dhjetëra botime të reja.

Ky panair vjen si bashkëpunim i bashkisë Elbasan me Ministrinë e Kulturës dhe Shoqatën “Durana”. /a.a/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkselentët në administratë do asistohen nga profesionistët
Artikulli tjetërDiskutime për ndryshimin e ligjit për personat e zhdukur