TIRANË, 12 mars /ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se një anë e segmentit Tiranë-Elbasan, në zonën (TEG-Tuneli i Kërrabës) do të hapet më 14 mars.
Gjithashtu ARRSH njofton se, “për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan” pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00 deri në 14 mars 2019”.
ARRSH bën apel për qytetarët, se devijimin e trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan” është i domosdoshëm për të garantuar përfundimin e punimeve dhe vendosjen në përdorim të trafikut të seksioneve të sipërpërmendura nga data 14 mars 2019”.
ARRSH thekson se, “në kuadër të përfundimit të pjesës kryesore të punimeve në segmentit nr. 1 (TEG-Tuneli i Kërrabës) të projektit të ndërtimit të rrugës “Tiranë-Elbasan”, po planifikohet dorëzimi dhe hapja e trafikut në këtë segment, duke filluar nga data 14 mars 2019, seksionet:
Të dyja karrexhatat e segmentit nga rrethrrotullimi TEG km 0 (2+800) deri tek rrethrrotullimi Ibë km 10+500.
Karrexhatën e majtë të segmentit nga rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit të Krrabës km 13+000(15+850).
Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan”, pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00, deri në 14 mars 2019.
Bashkëpunimi i qytetarëve për devijimin e trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan”, është i domosdoshëm për të garantuar përfundimin e punimeve dhe vendosjen në përdorim të trafikut të seksioneve të sipërpërmendura nga data 14 mars 2019.
Nga kjo datë, të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi TEG km 0 (2+800) deri tek rrethrrotullimi Ibë km 10+500, do të jenë të kompletuara me të gjitha elementet e sigurisë rrugore në përputhje me projektin dhe në funksion të plotë të trafikut sipas senseve respektive të lëvizjes.
Nga rreth rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit të Kërrabës km 13+000 (15+850), në dispozicion të përdoruesve do të jetë karrexhata e majtë për të dyja senset e lëvizjes (Tiranë–Elbasan dhe Elbasan-Tiranë), deri në përfundimin e punimeve civile të këtij segmenti”.
/gj.mima/ /a.g/























