Ballina Bota

PEKIN – Kina kërkon pezullimin e avionëve ”Boeing 737 MAX 8”

PEKIN, 11 mars /ATSH-AFP/ – Kina u kërkoi sot kompanive ajrore kineze pezullimin e fluturimeve të ”Boeing 737 MAX 8”, pas rrëzimit një ditë më parë të avionit me të njëjtin model i ‘’Ethiopian Airlines’’ i cili kryente linjën mes Addis Abebas dhe Nairobit.

”Përdorimi i tyre do të rinisë pas konfirmimit nga autoritetet amerikane dhe nga ‘Boeing’ i masave të marra për të garantuar me efikasitet sigurinë e fluturimeve”, njoftoi Zyra kineze e Aviacionit Civil në një komunikatë.

Duke cituar rrëzimin të dielën dhe atë të një avioni tjetër të kompanisë indoneziane ”Lion Air” në tetor, ai sqaroi se masa e pezullimit do të hynte në fuqi të hënën në orën 18:00 sipas asaj kineze (10:00 GMT).

Për herë të dytë në pak muaj, një ”Boeing 737 MAX 8” u rrëzua disa minuta pas ngritjes nga pista, duke ngritur pikëpyetje të reja mbi fillimet e këtij avioni, një model i rëndësishëm për prodhuesin amerikan./ / v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzeu Historik Kombëtar, 59% më shumë vizitorë gjatë shkurtit
Artikulli tjetërLista e PD-së për Kukësin, Alban Zeneli dorëzon formularin e vetëdeklarimit