Policia, monitorime dhe patrullime në segmentet rrugore

TIRANË, 9 mars /ATSH/ – Policia e Shtetit po vijon monitorimet dhe patrullimet me përzgjedhje, në segmentet rrugore ku evidentohen shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim i shtuar rreziku për aksidente rrugore.

Gjithashtu me të njëjtin seriozitet po ndiqen të gjitha denoncimet e qytetarëve, të adresuara në forma të ndryshme në adresë të Policisë së Shtetit, me qëllim e vetëm krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Policia e Shtetit çdo ditë po monitoron kudo akset rrugore për të siguruar jetën e qytetarëve nga shkelësit e rregullave të sinjalistikës rrugore të cilat janë burime aksidenti me pasoja fatale për qytetarët. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.