BERLIN – Tajani: Brexit mund të shtyhet vetëm disa javë

Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

”Dalja e Londrës nga BE-ja, përcaktuar për më 29 mars, mund të shtyhet deri në fillim të korrikut”, tha Tajani për grupin mediatik gjerman, Funke Media Group.

”Por, edhe kjo shtyrje duhet të arsyetohet, le të themi për shkak të zgjedhjeve apo për shkak të një referendumi”, shtoi ai.

Të martën e ardhshme, deputetët britanikë do të duhet të votojnë sërish për marrëveshjen e kryeministres May, pas refuzimit unanim të janarit.

Nëse kjo marrëveshje refuzohet sërish, May do të lejojë një tjetër votim, një ditë më pas për çështjen nëse vendi duhet të largohet nga BE-ja në fund të marsit pa marrëveshje.

Nëse edhe kjo refuzohet, atëherë të enjten deputetët duhet të votojnë për shtyrjen e Brexit.

”Një dalje kaotike do të jetë shkatërrimtare për ekonominë britanike”, theksoi Tajani./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.