PRISHTINE, 9 mars /ATSH/ -Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se, sot do të ketë reshje shiu, kurse temperaturat maksimale do të arrijnë në 19°C.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndërrueshme. Të shtunën vende-vende ka mundësi të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat mund të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluara shiu. Temperaturat minimale parashikohen të rriten, por temperaturat maksimale të ditës do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19°C”, njofton IHMK.
Po ashtu, era do të fryjë nga veriu dhe jugperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 10m/s.
Java e ardhshme parashikohet të jetë me kushte të tjera meteorologjike, erëra, reshje dhe ulje të temperaturave./KosovaPress//m.m/












