PEKIN, 8 mars /ATSH-AFP/ – Një gjyqtar, një ish-zëvendëspresident apo më tej, edhe një drejtues lokal, sipas një investigimi të medias, gjashtë zyrtarë të lartë kinezë kanë kopjuar autorë të tjerë për të hartuar tezat e tyre të doktoraturës apo temave universitare.
Ky zbulim vjen pasi Pekini bëri publike në 2018, pas një seri skandalesh, direktivat e para në rang kombëtar në fushën e etikës akademike, me premtimin se do të ndëshkonte ashpër çdo plagjiaturë.
Në mesin e personaliteteve të shënjestruara renditen Li Yuanchao, ish-zëvendëspresidenti i vendit (2013-2018), apo më tej Chen Quanguo, lideri i partisë komuniste kineze (PCC) në rajonin e trazuar të Xinjiang , që shpesh bëhet objekt i tensioneve ndëretnike.
Në shkurt, prestigjiozja Akademia e kinemasë së Pekinit i hoqi doktoraturën Zhai Tianlin, një aktor i njohur i serialeve televizive, pasi u zbulua se kishte kopjuar pjesë të tëra në një nga artikujt e tij universitarë nga punime të tjera./ / v.b/ a.jor.























