Ballina Aktualitet

Betejën për votën e lirë dhe të ndershme e ka bërë PS

TIRANË, 5 Mars /ATSH/ – Ky vend kujton qartësisht se, betejën në këtë vend për votën e lirë dhe të ndershme e ka bërë Partia Socialiste.

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj duke folur në Kuvend ku po shqyrtohet projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”, u shpreh se, “çmimi i letërnjoftimit elektronik është fiksuar në marrëveshjen koncesionare nga Kuvendi ku shumicë ishte kjo opozitë që sot është arratisur”.

“Njerëzit e thjeshtë nuk kanë qenë ndonjëherë në referencë të opozitës së sotme, as kur ajo ka qenë në pushtet. Njerëzit e thjeshtë pensionisti, i papuni, fermeri, i riu, qytetari dhe fshatari nuk janë në referencë të opozitës. Referenca e tyre e vetme është ora e fundit në pushtet”, tha Felaj.

“Humbën zgjedhjet qartësisht dhe në faqe të të gjithë botës dhe sado alibi të kenë ky vend kujton qartësisht se betejën në këtë vend për votën e lirë dhe të ndershme e ka bërë PS. E bëmë 4 vite rresht 2009-2013 me hapjen e kutive. Më pas kërkuam dhe përgatitëm ndryshimet në Kodin Penal. I kujtojmë thirrjet e Sali Berishës se Edi Rama po dënonte 25 mijë komisionerët në vend”, u shpreh Felaj.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump privon Indinë dhe Turqinë nga marrëveshjet tregtare preferenciale
Artikulli tjetërRama: Opozita në rrugë pa krye, ne mbrojmë interesat e shqiptarëve