TIRANË, 1 mars /ATSH/ – Partitë shqiptare janë bashkuar për të transformuar Tuzin.
Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Tuz, Nik Gjeloshaj, Nikollë Camaj dhe Fadil Kajoshaj, zhvilluan një takim me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Pritëm në takim përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Tuz Nik Gjeloshaj, Nikollë Camaj dhe Fadil Kajoshaj. Jemi të lumtur që partitë shqiptare janë bashkuar për të transformuar Tuzin! Përgëzime dhe forca në zgjedhjet e kësaj fundjave! Jemi me ju, sot e nesër!” – tha Veliaj pas takimit.
/gj.mima/j.p/



























