Ballina Bota

AUTOMJETE – BMW dhe Daimler bashkëpunojnë për makinat autonome

FRANKFURT, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Prodhuesit rivalë gjermanë të automjeteve BMW dhe Daimler, fabrikuesi i Mercedes-Benz, njoftuan sot nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi strategjike dhe afatgjatë për të zhvilluar makinën autonome.

“Fillimisht marrëveshja do të mundësojë zhvillimin e sistemeve ndihmuese për drejtimin e mjetit dhe drejtimit autonom në autostradë”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të dy kompanive, pasi shtuan se duan të diskutojnë për një bashkëpunim edhe më të gjerë.

Kompanitë nuk njoftuan investime në lidhje me këtë marrëveshje, e cila gjithashtu përfshin sisteme që do t’u mundësojnë parkimin në mënyrë të pavarur të makinave.

BMW dhe Daimler do të fokusohen tek makinat autonome “të nivelit 3 dhe 4” dhe synojnë ta shndërrojnë këtë teknologji gjerësisht të aksesueshme në gjysmën e parë të dekadës së ardhshme./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPE: Reforma në Drejtësi në rrugën e duhur
Artikulli tjetërKredia për ekonominë u rrit në 536.7 miliardë lekë