Ballina Bota

EGJIPT – 25 të vdekur pas një aksidenti hekurudhor

KAJRO, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Të paktën 25 persona vdiqën dhe 40 të tjerë u plagosën sot në stacionin qendror hekurudhor të Kajros, pas një aksidenti me tren që shkaktoi një vatër gjigante zjarri, bëhet e ditur nga burime spitalore dhe të sigurisë.

Sipas këtyre burimeve, aksidenti shkaktoi 40 të plagosur në stacionin qendror hekurudhor të megalopolit egjiptian.

Sipas këtyre burimeve, aksidenti në një vagon ka shpërthyer këtë vatër gjigante zjarri në brendësi të stacionit qendror të Ramsesit, stacioni qendror hekurudhor.

Televizioni shtetëror egjiptian konfirmoi bilancin e aksidentit.

Një duzinë ambulancash dhe mjetet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në stacionin e trenit, sipas një gazetari të pranishëm në vendngjarje./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProduktet shqiptare në tregjet europiane, Rama: “Danish Green Garden” model suksesi
Artikulli tjetërHaradinaj pret anëtarin e këshillit bashkiak të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj