Ballina Flash

Dervishi mbledh Bordin Konsultativ Kombëtar të ICDPPC

TIRANË, 27 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Autoriteti shqiptar është përzgjedhur si organizator i edicionit të 41-të të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë (ICDPPC), që do të zhvillohet në datat 21-24 tetor 2019 në Tiranë.

Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, zhvilloi takimin e parë të Bordi Konsultativ Kombëtar i ICDPPC – Tirana 2019.

Në takim morën pjesë Erinda Ballanca, Avokate e Popullit, Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, nga bota akademike Eralda Methasani Çani e Endri Xhina dhe Fotjon Kosta, Koordinator i Forumit Shqiptar të Qeverisjes së Internetit.

Po ashtu, anëtarët e Bordit u njohën me përgatitjet tekniko-organizative për këtë aktivitet, i cili është forumi më i madh dhe më i rëndësishëm i fushës në rang botëror.

Gjithashtu, të ftuarit shkëmbyen ide e mendime se ku duhet të fokusohet tematika e përmbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare, si dhe përcaktuan modalitetet dhe afatet për këtë qëllim. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunësimi i ekselentëve në administratë, përzgjidhen 163 pozicione brenda shërbimit civil
Artikulli tjetërFOTO/ Dua Lipa fytyra e re e fushatës “Pepe Jeans London”