Ballina Flash

Berat, masa parandaluese për përballimin e emergjencave civile

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ – Komisioni vendor i Emergjencave Civile në Berat në mbledhjen e sotme diskutoi për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente nga çdo ndërmarrje në varësi të bashkisë.

Në mbledhjen e zhvilluar në sallën e konferencave të bashkisë Komisioni Vendor i Emergjencave Civile u prezantua aktiviteti i këtij institucioni për vitin 2018 dhe detyrat që dalin në zbatim të urdhrit të brendshëm nr. 109, datë 30.01.2019 “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Emergjencave Civile pranë bashkisë Berat për vitin 2019”.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin prefekti i qarkut Berat, Harilla Dafa, nënkryetari i bashkisë, Bledar Blana, specialisti i emergjencave civile, Halim Koxhaj, dhe anëtarë të këtij komisioni.

Në fjalën e tij nënkryetari Blana, pasi prezantoi materialin e përgatitur, u shpreh se duhen marrë masa parandaluese për përballimin e emergjencave civile dhe duhen nxjerrë detyra konkrete nga çdo ndërmarrje në varësi, duke plotësuar formularët përkatës.

Ndërsa prefekti i qarkut, Dafa theksoi se “Prefektura duhet të marrë në kohë reale informacionin e duhur për këto emergjenca, duke e vënë theksin në bashkëpunimin konkret midis institucioneve, për të përballuar me efikasitet çdo situatë emergjente”. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Maqedoni e Veriut, perspektivë të përbashkët europiane
Artikulli tjetërFRANCË – Barnier: Shtyrja e Brexit? E mundur!