TIRANË, 27 Shkurt ATSH/ – Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë perspektivë të përbashkët europiane.
Në kuadër të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim me zv.kryeministrin për Çështjet Europiane, Bujar Osmani.
Biseda u përqendrua kryesisht tek perspektiva e përbashkët europiane e Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut, si dhe tek shkëmbimi i eksperiencave në fazën përgatitore të negociatave të anëtarësimit në BE.
Në takim u diskutua edhe për projekte të përbashkëta dypalëshe apo rajonale në kuadër të integrimit, si mënyra më e mirë për të përshpejtuar perspektivën e përbashkët europiane.
/gj.mima/j.p/



























