Ballina Aktualitet

Banorët e Astirit i bashkohen protestës para Kuvendit

TIRANË, 21 shkurt/ ATSH/- Banorët e zonës së Unazës së Re i janë bashkuar sot protestës së opozitës.

Me pankarta në duar, banorët nisën marshimin nga Unaza e Re në drejtim të Kuvendit të Shqipërisë për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë para parlamentit.

Banorët e Unazës së Re prej më se tre muajsh protestojnë pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Protesta e sotme e opozitës vjen pas vendimit për djegien e mandateve në Kuvend, gjë që ka sjellë reagim të gjerë ndërkombëtar.  /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ “Hyjneshat” e trashëgimisë kulturore të Kosovës arrijnë në Tiranë
Artikulli tjetërNis protesta e opozitës para parlamentit