Ballina Aktualitet

Nis protesta e opozitës para parlamentit

TIRANË, 21 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Protesta e opozitës së bashkuar ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ka nisur grumbullimin e mbështetësve të saj para Kuvendit.

Qirinj të ndezur dhe lule para Parlamentit, ishte simbolika që i ka paraprirë protestës së opozitës.

Mbështetësit e opozitës vazhdojnë të mblidhen para Kuvendit, ndërsa pritet që protestës ti bashkohet kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për të mbrojtur godinën e Kuvendit nga protestuesit e opozitës së bashkuar. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanorët e Astirit i bashkohen protestës para Kuvendit
Artikulli tjetërFOTO/ Miqtë e vegjël të librit njihen me Bibliotekën Kombëtare