SHKUP, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar nëntë persona të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale në trafikimin e armëve.
Të arrestuarit kishin në dispozicion një laborator në qytetin e Shkupit, ku modifikonin dhe përpunonin armë, që më pas i shisnin me një çmim prej 400 eurosh secila.
Arrestimet kanë ndodhur në një operacion të gjerë policor të kryer në 13 shtëpi, në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, ku janë sekuestruar edhe disa pushkë automatike dhe municione.
Nëse do të shpallen fajtorë, të dyshuarit mund të vuajnë dënime me burg deri në 10 vite./ /os/ a.jor.





















