Ballina Ekonomi

FOTO/ “Agro Iliria”, një histori suksesi që në hapat e parë

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ – Prej pak kohësh në tokat pranë Lagunës së Karavastasë lulëzon një investim gjigant që pakkush e mendonte më parë.

Mbi 80 hektarë tokë që qëndronin djerrë prej dekadash, madje edhe gjatë kohës së komunizmit, për shkak të nivelit të lartë të kripës, sot janë kultivuar me shegë dhe mana goxhi, apo ‘Goji Berry’ siç njihen gjerësisht.

Falë një teknologjie të veçantë për largimin e kripës dhe vendosmërisë për t’i çuar gjërat deri në fund, Ilir Trebicka dhe Shpëtim Oseku i kthyen këto toka në një fermë të madhe, ku sot janë të punësuar mbi 100 persona.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, gjatë vizitës në këtë investim theksoi se “ne mbështesim investime të tilla strategjike përmes skemës së dhënies së tokës shtetërore me qira simbolike 1 euro, pasi besojmë se në këtë mënyrë ndihmojmë zhvillimin në zonat rurale dhe ekonominë e vendit”.

“‘Agro Iliria’ është një histori suksesi që në hapat e parë të saj”, shprehet ministri Çuçi.

Investimi do të zgjerohet me rreth 800 hektarë tokë, duke e shndërruar kështu ‘Agro Ilirinë’ në një nga bizneset më të mëdha në vend dhe jo vetëm. Numri i të punësuarve do të jetë rreth 1400 persona. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet në arsim, standarde më të mira për 500 nxënës në Balldre
Artikulli tjetërRikonstruksioni i konvikteve, Veliaj: Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur