Ballina Flash

ISHSH, 2476 inspektime në Durrës gjatë 2018-ës

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ – Gjatë vitit 2018-ës, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Durrës ka kryer 2476 inspektime në subjekte të ndryshme për të garantuar respektimin e  kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.

Në analizë mori pjesë dhe kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho e cila në fjalën e saj theksoi se “ISHSH dega rajonale Durrës është për tu lavdëruar për masat e marra për përballimin dhe kalimin me sukses të sezonit turistik veror 2018 në qarkun e Durrësit por ky sukses nuk duhet të na bëjë të mos vëmë në dukje disa të meta që janë shprehur në punën dhe aktivitetin e degës gjatë vitit 2018″.

Braho tha ndër të tjera se “ka akoma subjekte që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qark pa u pajisur me Akt Miratimi Higjieno-Sanitar dhe kjo është një mangësi në punën e tyre. Gjithashtu dua të ritheksoj rëndësinë e përgatitjes së lartë profesionale të të gjithë inspektorëve dhe etikën e tyre gjatë kontaktit me subjektet që inspektohen”.

Në përfundim të fjalës së saj, Braho shprehu vendosmërinë e ISHSH për garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestohet 100-vjetori i themelimit të Eparkisë arbëreshe të Lungros (Ungrës)
Artikulli tjetërTragjedia në Gostivar, Basha: Shërim të shpejtë për të lënduarit