Ballina Bota

BRUKSEL – BE shpall listën e parajsave fiskale

BRUKSEL, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian botoi një listë të zezë ku gjenden 23 shtete që nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Lista përfshin disa parajsa të njohura bankare si Bahamas dhe ishujt Virgin si dhe shtete që janë shkatërruar nga lufta si Iraku, Siria, Jemeni dhe Arabia Saudite.

”Lista është e përditësuar dhe rigoroze për të vlerësuar flukset e parave të pista”, theksoi Komisioni Europian.

“Sistemi financiar i BE nuk duhet të shërbejë si një mjet për pastrimin e parave dhe për të financuar krimin”, tha Vera Jourova, komisionerja europiane për Drejtësinë.

“Mesazhi që duam të dërgojmë është se Europa është e hapur për biznes, por Europa nuk është naive ndaj këtyre çështjeve”, shtoi ajo./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu, seancë dëgjimore me gjyqtarin e Apelit Tiranë, Hysni Demiraj
Artikulli tjetërFOTO/ Fier, rehabilitohet sistemi i kullimit në fshatin Mbyet