Vetingu, seancë dëgjimore me gjyqtarin e Apelit Tiranë, Hysni Demiraj

TIRANË, 13 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Gjyqtari pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj, iu nënshtrua sot sitës së Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj.

Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Etleda Çiftja, Pamela Qirko ka dëgjuar pretendimet e palës si dhe ka administruar provat dhe faktet për verifikimin e gjyqtarit të Apelit Demiraj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas analizimit të fakteve dhe provave do të vendosë nëse gjyqtari pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj do të plotësojë tre kriteret klasike të skanimit, për sa i përket ligjshmërisë së pasurisë dhe verifikimit etik dhe profesional.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.