Ballina Flash

FOTO/ Rama takon protestuesit e Këshillit Studentor të Korçës

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së premtes një takim me Këshillin Studentor të Korçës, të cilët protestuan gjatë vizitës së tij në këtë qytet.

Kryeministri ka publikuar disa foto nga bashkëbisedimi me protestuesit e Këshillit Studentor të Korçës, duke deklaruar se do të jetë me studentët deri në fund.

“Paradite tek dera duke kërkuar të hyjnë, pasdite të mirëpritur nga hyrja kryesore. Bashkëbisedim për së mbari me protestuesit e Këshillit Studentor të Korçës. Me studentët deri në fund”, u shpreh Rama. 

z.tosku/e.caushi/

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Balluku, vizitë te një sërë biznesesh në qarkun e Dibrës
Artikulli tjetërDy mjekë specialistë i bashkohen Spitalit Rajonal të Korçës