Ballina Bota

STAMBOLL – Tre të vdekur pas shembjes së një ndërtese

STAMBOLL, 7 shkurt /ATSH-AA/ – Nga shembja e një ndërtese shtatë katëshe në lagjen ”Kartal” të Stambollit, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa 12 të tjerë janë shpëtuar,  por kanë pësuar plagë të shumta, njoftoi guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

“Vazhdojnë punimet për identifikimin e personave të vdekur, të cilët i kemi nxjerrë nga rrënojat”, tha guvernatori i Stambollit.

Ai shtoi se trajtimet mjekësore për të gjithë të plagosurit po vazhdojnë në spitalin e lagjes ”Kartal”, ndërkohë vazhdojnë punimet për kërkim dhe shpëtim të personave që kanë mbetur nën rrënoja./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistri Lleshaj pret delegacionin nga Finlanda e Irlanda, në fokus integrimi në BE
Artikulli tjetërErmal Meta rikthehet në Sanremo 2019