ROMË, 7 shkurt /ATSH-ANSA / – Në vitin 2018, në 53 shtete të rajonit europian, sipas OBSH-së, e cila përfshin të gjitha vendet e Europës Lindore, kishte mbi 82 mijë raste të fruthit, numri më i madh i dekadës, dhe u evidentuan 72 raste vdekjesh, theksoi organizata në një deklaratë, e cila kujton se shifra është tre herë më e madhe se ajo e vitit 2017 dhe 15 herë më e madhe se ajo e vitit 2016, viti i një rekord negativ.
Në raport thuhet se 61% e pacientëve kanë qëndruar të shtruar në spital.
Rritja e rasteve, sipas ekspertëve të OBSH, ka ndodhur pavarësisht mbulimit më të lartë të vaksinimit të regjistruar ndonjëherë për dozën e dytë në vitin 2017, ku bëhet fjalë për 90%.
“Megjithatë progresi i bërë në rajon bazohet në të dhënat në nivel kombëtar, pa pasur parasysh boshllëqet në zona të veçanta që nuk njihen deri në shfaqjen e shpërthimit. Nga të dhënat është e qartë se norma aktuale e rritjes së vaksinimit do të jetë e pamjaftueshme për të ndaluar qarkullimin e fruthit”, thotë Zsuzsanna Jakab, drejtore e WHO Europe./ /os/ a.jor.













