Ballina Bota

MAQEDONI – Tabelat me emrin e ri të vendit edhe në shqip

SHKUP, 31 janar /ATSH-MIA/ – Autoritetet maqedonase po përgatisin ndryshimin e tabelave me emrin e ri të shtetit, që këtë herë do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Institucionet shtetërore, vendkalimet kufitare dhe përfaqësitë diplomatike konsullore kanë afat prej shtatë ditëve nga ratifikimi në Greqi i Protokollit për qasje të Republikës së Maqedonisë në NATO që të fillojnë me ndryshimin e tabelave.

Autoritetet theksojnë se mbeten tërësisht të përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

”Përdorimi i emrit të ri të shtetit do të kushtëzohet edhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, që do të thotë se tabelat do të shkruhen edhe në gjuhën shqipe, pasi shqiptarët përbëjnë 20 për qind në nivel shtetëror”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Mile Boshnjakovski.

Rekomandime për ndryshimin e tabelave do të marrin edhe njësitë e vetadministrimit lokal.

Ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë vijon pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe ratifikimit të tij në parlamentet e dy shteteve./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPuka përfshihet sërish nga dëbora, bashkia masa për pastrimin e rrugëve
Artikulli tjetërTURQI – Mbi 40 milionë turistë në 2018