ANKARA, 31 janar /ATSH-AFP/ – Mbi 40 milionë turistë të huaj vizituan Turqinë në 2018, një rritje prej 21,84% në raport me 2017, duke konfirmuar një rimëkëmbje pas një periudhe të errët për sektorin, sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria turke e Turizmit.
‘’Turizmi në Turqi vijon të rritet dhe madje të thyejë rekordet e viteve të fundit’’, u shpreh me tone optimiste ministria në një komunikatë.
”Turqia priti në total pak më shumë se 46 milionë turistë në 2018, përfshirë 39,49 milionë shtetas të huaj dhe 6,62 milionë turq që jetojnë jashtë vendit”, sipas saj.
Ky numër tejkalon edhe atë të 2015, viti gjatë së cilit 42 milionë vizitorë vizituan Turqinë, përpara se të shënonte një rënie prej 24,6% të regjistruar në 2016./ /v.b/ a.jor.























