TIRANË, 31 janar/ATSH/- Reshjet e dëborës përfshinë sërish gjithë territorin e Pukës, ndërsa bashkia po punon për pastrimin e rrugëve.
Që në orët e para të mëngjesit, punonjësit e bashkisë po pastrojnë rrugët e qytetit, për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe makinave.
“Reshjet e borës që përfshin sërish territorin e bashkisë Pukë kanë aktivizuar që herët në mëngjes ndërmarrjen e shërbimeve me qëllim lehtësimin e lëvizjes për nxënësit e shkollave dhe qytetarët”, bën të ditur bashkia e Pukës.
Në territorin e bashkisë së Pukës edhe në ditët e para të janarit ranë reshje të dendura dëbore, ku trashësia e saj arriti në 70 cm, ndërsa temperaturat shënuan deri -7 gradë Celsius. /k.s/ /a.g/























